Punëtori që vdiq në vendin e punës, është nga Drenasi - po punonte në ndërtimin e shkollës

Aktuale

Punëtori që vdiq në vendin e punës, është nga Drenasi - po punonte në ndërtimin e shkollës

Më: 14 prill 2022 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Një punëtor ka humbur jetën në vendin e tij në punës në fshatin Grabanicë të Klinës.

Punëtori i moshës rreth 50 vjeçare dyshohet se u rrëzua nga kati i tretë i një ndërtese ku pu punonte.

Burime të medias bëjnë të ditur se viktima është nga Drenasi.

I ndjeri po punonte bashkë me djemt e tij në ndërtimin e shkollës “Azem Bejta” në Grabanicë të Klinës.

Viktima, ishte duke vënë llamarinë në kulmin e shkollës kur dyshohet se u rrëzua nga kati i tretë ku ndodhej në momentin fatal.

Ekipa e emergjencës ka arritur në vendin e ngjarjes ku edhe ka konstatuar vdekjen e punëtorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat