Kurti: Të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë kanë në krah shtetin

Aktuale

Kurti: Të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë kanë në krah shtetin

Më: 14 prill 2022 Në ora: 18:38
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë sot se të mbijetuarat e të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë kanë në krah shtetin e tyre dhe do të kenë përkrahje të vazhdueshme.

Këto deklarata Kurti i bëri në një takim me Shyhrete Tahiri –Sylejmanin, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës dhe përfaqësues të organizatave që mbështesin të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, bëhet e ditur në një komnunikatë për media.

“Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale, kjo ditë veçanërisht na përkujton dhembjen e madhe që nuk kalon, dhe një plagë të madhe që shteti e ka obligim që ta shërojë, tha ai.

Bëhet e ditur se në këtë takim u vlerësua roli i pazëvendësueshëm i të mbijetuarave që kanë folur publikisht për rastet e tyre, e veçanërisht Vasfije Krasniqi-Goodman që vazhdon të jetë avokuese e zëshme, me forcën e saj të pashembullt.

Gjatë takimit u bisedua për angazhimin e përbashkët të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile dhe shoqërisë, për të adresuar të shkuarën e për të përmirësuar mirëqenien e të mbijetuarve në Kosovë. U theksua rëndësia e mbështetjes së të mbijetuarve për procesin e aplikimit në Komisionin Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë, që të gëzojnë të drejtat e garantuara me ligj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat