​Latifi: Në 22 klinika janë mbi 10 mijë pacientë në lista të pritjes

Aktuale

​Latifi: Në 22 klinika janë mbi 10 mijë pacientë në lista të pritjes

Më: 14 prill 2022 Në ora: 23:59
Rifat Latifi

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka thënë se në 22 klinika të vendit janë më shumë se 10 mijë pacientë në listë të pritjes.

Ai tha se nuk e di se sa do të jetë numri i këtyre pacientëve në të ardhmen.

“Listat e pritjes nuk janë as një sekret i ministrit të Shëndetësisë as i gjithë popullit. Në një studim që e kemi bërë ne, në 22 klinika tona janë më shumë se 10 mijë pacientë që janë në listë të pritjes. Kjo, nuk ma merr mendja që është një problem që ne nuk e dijmë... Këto lista për një kohë të gjatë janë mbledhur, dhe tash punëtprët shëndetësor janë shumë të vetëdijshëm që këto lista janë të mëdha”, tha ai.

Ai ka treguar se si planifikon të zgjidhe këtë çështjen e listave të pritjes.

“Neve tashmë po i blejmë edhe disa rezonanca, një në Pejë, në Prizren dhe një do ta blejmë edhe në Gjilan. Ne mjekët ndoshta duhet të edukohemi pak më mirë se kur janë indikacionet për një rezonancë... Ka plot teste tjera të ndryshme të cilat mund të bëhen për të bërë diagnozën. Unë si kirurg i përgjithshëm i traumatologjisë mund të numëroj në gishtat e dy duarve sa herë kam kërkuar të bëjë rezonancë magnetike. Nuk po them që nuk është problem sepse nuk mundet me pritë dikush tetë apo nëntë muaj për të ditur diagnozën e saktë. Por megjithatë, ka një zgjidhje për këtë. Pacienti mund të bëjë një CT apo diçka tjetër”, ka thënë Latifi në Kallxo Përnime.

Ai ka thënë se aktualisht është arritur deri në 70 për qind përmbushja e listës esenciale të barnave, derisa ka shtuar se do ta përmbushin deri në 90 përqind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat