A është informuar KFOR-i për sulmet ndaj zyrtarëve policorë në veri?

Aktuale

A është informuar KFOR-i për sulmet ndaj zyrtarëve policorë në veri?

Më: 15 prill 2022 Në ora: 11:34
Ilustrim

Disa sulme të njëpasnjëshme kanë ndodhur brenda ditëve në veri të Kosovës, ku si cak i këtyre sulmeve ishin pikërisht zyrtarët policorë të Kosovës.

Si fillim me gurë drejtuar veturave, e më pas iriq të vendosur iriq gjembor të vendosur për të dëmtuar automjetet e tyre, zyrtarët policorë u përballën me dy sulme të njëpasnjëshme.

Por duke mos përfunduar me kaq, të njëjtit u sulmuan edhe me granata dore dhe armë të llojit AK-47.

Në lidhje me këtë, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje në një konferencë për media, ku ndër të tjerash sulmet i ka quajtur terroriste.

Njëkohësisht drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka dhënë detaje shtesë lidhur me këto sulme.

Ndër të tjerash drejtori Mehmeti deklaroi se lidhur me këto zhvillime është njoftuar edhe KFOR-i.

“Ajo që është me rëndësi është të shihni kontinuitetin e situatës, mbrëmë kemi pasur një gjuajtje që nuk ka qenë e drejtuar në drejtim të policëve, ose ata nuk e kanë vërejtur se ka qenë, e sot kemi gjuajtje drejtpërdrejt në ata. Pra sot po flasim për situatë në zhvillim. Tanimë po flasim për situatë shumë me serioze se që kemi mundur të flasim sot. Nëse mbrëmë nuk është njoftuar prokurori kompetente, njoftohet sot pra mund të rregullohet ajo çështje. Mendoj se fokusi i konferencë është për rastin e sotëm dhe është me rëndësi të theksohet se Policia është e fokusuar të hetojë këto raste, por natyrisht se nuk do të ndalemi dhe kudo që ka veprime negative do të jenë reagime e njëjta.Fillimisht duhet të themi se ne kemi komunikim të përditshëm me partnerët tanë ndërkombëtarë, qoftë KFOR-i apo institucionet e tjera, qoftë ato të caktuara e kolegët tanë që punojnë diku tjetër poqë merren me siguri.Sa i përket rasteve konkrete kemi patur komunikim dhe kemi komunikim, por ne shërbejmë edhe informacione të tjera që ndërlidhen me çështjet e sigurisë”, theksoi i pari i Policisë së Kosovës.

Poashtu ai tha se qofshin këto zhvillime rajonale apo të ndërlidhura me Kosovë, gjithnjë janë në bashkëpunim dhe komunikim me KFOR-in.

“Qoftë ato rajonale apo të ndërlidhura me Kosovën, edhe në lidhje me këtë çështje bashkëpunimi është në nivel . Kemi marrë informacione nga partnerët ndërkombëtarë, e që mund të ndërlidhen edhe me këto sulme. Por natyrisht se me KFOR-in kemi bashkëpunim dhe komunikim ditor. Është teren shumë rural, pra s’mund të dihet nga sa metra kanë qenë gjuajtjet, por në bazë të deklaratave nga zyrtarët policorë dyshohet të jetë diku nga 200-300 metra larg tyre. Dyshohet se ka ardhur nga territori i Serbisë, për shkak se ata kanë qenë në rrugën ilegale që kemi bllokuar para disa kohëve.”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat