Vrajolli: 99% e të dyshuarve për krime lufte strehohen në Serbi

Aktuale

Vrajolli: 99% e të dyshuarve për krime lufte strehohen në Serbi

Më: 15 prill 2022 Në ora: 15:26
Pamje nga lufta në Kosovë

Shefi i sektorit për hetimin e krimeve të luftës në Policinë e Kosovës, Avni Vrajolli, ka thënë se sfidat e këtij institucioni janë të mëdha sa i përket ndjekjes penale të rasteve të krimeve të luftës, pasi sipas tij 99 për qind e të dyshuarve gjenden në Serbi.

Vrajolli ka thënë se vështirësi tjetër është edhe periudha e gjatë e hetimit në kompetencë ekskluzive nga ndërkombëtarët, për 20 vite këto raste janë hetuar nga misionet UNMIK-EULEX.

“Sa i përket hetimit dhe dokumentimit të rasteve të krimeve të luftës pengesat-vështirësitë janë procedurale- kriminalistike, si: Periudha e gjatë e hetimit në kompetencë ekskluzive nga ndërkombëtarët, për 20 vite këto raste janë hetuar nga misionet UNMIK-EULEX, Materialet kryesisht në gjuhën angleze, pjesa dërmuese të pa përkthyera, Dallimi i metodologjisë së punës nga ndërkombëtaret në këto raste, numri i vogël i rasteve të dorëzuara nga ndërkombëtarët tek ne”, ka thënë Vrajolli.

Vrajolli ka thënë se aktualisht Kosova ka marrëveshje rajonale bashkëpunimi me shtetet fqinje si Malin e Zi, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, me përjashtim të vetëm Serbinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat