Imer Mushkolaj i reagon ashpër BE-së: Po rrezikohet jeta e policëve, e ju po merreni me fore të lodhta

Aktuale

Imer Mushkolaj i reagon ashpër BE-së: Po rrezikohet jeta e policëve, e ju po merreni me fore të lodhta

Nga: N. Sh. Më: 15 prill 2022 Në ora: 15:33
Imer Mushkolaj

Në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar një patrullë e Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Për këtë kanë reaguar krerët e institucioneve të Kosovës, por edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Kjo zyrë ka dënuar ashpër atë që e ka cilësuar “sulm të dhunshëm ndaj një patrulle të Policisë së Kosovës në Komunën e Zubin Potokut”.

“Policia e Kosovës është ofruesja kryesore e sigurisë dhe përdorimi i forcës kundër zyrtarëve është i papranueshëm”.

Zyra e bllokut evropian në Prishtinë u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të shmangin spekulimet e panevojshme, të cilat mund të nxisin edhe më shumë tensionet.

E kjo deklaratë e BE-së ka ngjallur reagim te analisti politik Imer Mushkolaj.

Mushkolaj thotë se BE-ja po vazhdon me ‘fore të njëjta, të lodhta’ përderisa po rrezikohet jeta e policëve.

“Sulmohen me armë policët e Kosovës, kurse BE iu bën thirrje "të gjitha palëve që të shmangin spekulimet e panevojshme". Cilave palë, cilat spekulime? Po rrezikohet jeta e policëve, e këta ende me fore t'njëjta, t'lodhta 😡”, shkruan Mushkolaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat