Sulmi i Policisë së Kosovës/ Naim Miftari zbardhë skenarin, thotë se Edi Rama me argatët në Kosovë kanë gisht

Aktuale

Sulmi i Policisë së Kosovës/ Naim Miftari zbardhë skenarin, thotë se Edi Rama me argatët në Kosovë kanë gisht

Nga: N. Sh. Më: 15 prill 2022 Në ora: 16:33
Baton Haxhiu, Lavrov dhe Edi Rama

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ma argatët e tij në Kosovë kanë gisht në sulmin e Policisë së Kosovës në veri.

Sipas tij, këto sulme janë skenarë ruso-serb bashkë me Edi Ramën.

Ai paralajmëron Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, që të kenë kujdes pasi që mundet me pas sulme të ardhshme në veri e që mund të jenë me pasoja të rënda.

Postimi i plotë:

Sulmet janë skenarë Ruso-Serb dhe shqiptarë i Edi Ramës me argatët e tij në Kosovë!

MPB e Kosovës të ketë kujdes me nivelin e gadishmërisë të policisë dhe Doganave në veri, pasi shumë lehtë që sulmet e ardhshme të armatosura do të jenë më brutale dhe ma të sakta (mina dhe anti-tanksa) kundër zyrtarëve policor dhe shumë lehtë mundet të ketë edhe viktima në radhët e zyrtarëve shtetëror të Kosovës.

Shtohet pytja çka ndodh pastaj!

Image
Postimi i Naim Miftarit

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat