Sulmi ndaj Policisë në veri, Bekë Berisha thotë se është plan i këtij shteti

Aktuale

Sulmi ndaj Policisë në veri, Bekë Berisha thotë se është plan i këtij shteti

Më: 15 prill 2022 Në ora: 17:29
Bekë Berisha

Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha ka thënë se Rusia është duke tentuar që të ndryshojë strategjinë dhe ta përhap konfliktin edhe në Ballkan.

Ai në “Frontal” ha se Rusia po tenton që të krijojë destabilizim në vendet ku funksionon NATO.

“Ka pasur gjithmonë tendenca për me e prish rendin kushtetues të Republikë s së Kosovës, e sidomos në veri të vendit. Kësaj radhe pas ndarjeve që po kalojmë dhe që janë zhvilluar në Ukrainë dhe që ushtria e Rusisë është ndal nga rezistenca nga populli i Ukrainës, si duket ka ndryshuar strategjia, ku po mundohen që ta përhapin zonën e konfliktit edhe në pjesën e Ballkanit apo në zemër të Evropës dhe aty ku funksionin NATO”, ka thënë ai.

Sulmin ndaj zyrtarëve policorë në veri të vendit, Berisha tha  se është një plan i Putinit për Ballkanin.

“Akti është terrorist. Ne kemi kaluar në këso situata dhe kështu fillojnë këto, me akte terroriste duke e lënë fajin andej edhe këndej por ky duket që është një plan i Putinit për Ballkanin dhe për këtë institucionet e sigurisë duhet të jenë shumë vigjilente”, tha më tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat