Eksperti i Sigurisë paralajmëron përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës

Aktuale

Eksperti i Sigurisë paralajmëron përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës

Më: 16 prill 2022 Në ora: 08:29
Pamje nga vendi i ngjarjes ku u sulmua Policia

Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala ka folur për sulmin në drejtim të Policisë së Kosovës në Zubin Potok.

Shala ka thënë se mund të ketë përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës.

Ai thotë se reagimet e menjëhershme të BE-së dhe KFOR-it për situatën në veri, tregon se çështjet janë shumë serioze sa i përket sigurisë.

“Unë mendoj se mund të ketë përshkallëzim përveç faktin që kemi pasur një reagim nga BE-ja dhe nga KFOR-i se në rastet e tjera kanë qenë më të vonshme ndërsa në rastin konkret kanë qenë të menjëhershme, kjo po tregon se çështjet janë shumë serioze sa i përket sigurisë dhe ne duhet të jemi sy qel. Duhet që të mos lëshojmë deklarata sa i përket çështjes si të cilësohet vepra penale”, ka thënë Shala.

Sipas tij, ky sulm nuk duhet të konsiderohet si akt terrorist.

“Sepse unë kam dëgjuar sot nga eksponatët e qeverisë që çështja e sulmit ndaj policisë është konsideruar si akt terrorist që është total e gabueshme”, tha Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat