Edhe një kontingjent i ri i certifikuar i liderëve luftarakë, Mehaj: Ne jemi forca e pamposhtur

Aktuale

Edhe një kontingjent i ri i certifikuar i liderëve luftarakë, Mehaj: Ne jemi forca e pamposhtur

Më: 16 prill 2022 Në ora: 14:44
FSK

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes kurorëzon suksesin e radhës me trajnimin dhe certifikimin e grupit të ri të liderëve luftarakë.

Në një postim në Facebook, Mehaj shkruan se liderët e rinj, janë specializuar, sipas standardeve më të larta, për teknikat dhe taktikat e kamuflimit dhe lëvizjes në manovrime të shumëfishta të zjarrit të drejtpërdrejtë të skuadrës, si dhe marshimit me shpejtësi me mbrojtje aktive që sfidohet nga sulmet potenciale të armikut.

“Edhe një kontingjent i ri i trajnuar dhe certifikuar i liderëve luftarakë.

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes kurorëzon suksesin e radhës me trajnimin dhe certifikimin e grupit të ri të liderëve luftarakë.

Liderët e rinj, janë specializuar, sipas standardeve më të larta, për teknikat dhe taktikat e kamuflimit dhe lëvizjes në manovrime të shumëfishta të zjarrit të drejtpërdrejtë të skuadrës, si dhe marshimit me shpejtësi me mbrojtje aktive që sfidohet nga sulmet potenciale të armikut.

Ne jemi forca e pamposhtur, e pathyeshme dhe e pakthyeshme.

Vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës!”, shkruan Mehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat