Ende nuk dihet saktë numri i personave të pagjetur nga lufta në Kosovë

Aktuale

Ende nuk dihet saktë numri i personave të pagjetur nga lufta në Kosovë

Më: 16 prill 2022 Në ora: 21:55
Të pagjeturit nga lufta

Biseda mund të ketë të shumta, por të gjitha në fund lidhen më një person. Mirvete Hoti kujton gjithmonë  vëllain e saj, që ka më shumë se 23 vite që nuk e ka parë.

Përkundër kësaj ajo ende beson që vëllai i saj  Ukshin Hoti është gjallë, dhe se do e takojë një ditë.

Thashethemet  ishin të shumta, gjë që Mirveten e dërguan në nëpër shumë vende për të kërkuar vëllain.

Por, cilat ishin disa nga të ato që në të vërtet ngjallën shpresa tek ajo.

E Haki Kosumi nga organizata për personat e Pagjetur  thotë se kanë shpresa tek komisioni momental.

Megjithatë thotë se prej luftës është punuar pak.

Megjithatë në Kosovë ende nuk dihet numri i saktë i personave të pagjetur.

Kosumi shpjegon se pse ndodh kjo?

E Bajram Qerkini thotë ka një shpjegim pse këta numra nuk janë të saktë.

Ndërkohë edhe në Raportin Amerikan për Shtetin u përmend  që në Kosovë  ende ka persona të pagjetur, ku prej tyre janë 70% shqiptarë dhe 30 % nga komunitetet e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat