Tahiri i AAK-së: Të mos biem pre e manipulimit të Aleksandar Vuçiq-it

Aktuale

Tahiri i AAK-së: Të mos biem pre e manipulimit të Aleksandar Vuçiq-it

Më: 19 prill 2022 Në ora: 00:04
Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka deklaruar se “nuk duhet të biem pre as si politikanë, e as si komentatorë politikë në lojën e ulët që e bënë presidenti serbe Aleksandar Vuçiq me deklarimin e tij se “Britania po e armatos Kosovën”.

"Kjo deklaratë e ka vetëm një qëllim, largimin e vëmendjes nga sulmi armiqësor kundër Policisë së Kosovës në veriun e Kosovës, me një temë që nuk është temë, duke e ditur që aeroplani ka qenë pjesë e NATO-së dhe aranzhimit me KFOR-in.

Mos të biem pre e manipulimit dhe mashtrimit të Vuçiq-it”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Tahiri ka bashkëngjitur edhe titujt e ballinave të mediave pro-qeveritare në Serbi, të cilat me komente fyese raportuan për kinse armatosjen e Kosovës nga ana e Britanisë së Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat