Pozhari befason me deklaratën e tij për qeverinë Kurti – paralajmëron këtë gjë

Aktuale

Pozhari befason me deklaratën e tij për qeverinë Kurti – paralajmëron këtë gjë

Nga: A.M Më: 19 prill 2022 Në ora: 17:32
Analisti politik, Xhevdet Pozhari

Analisti politik, Xhevdet Pozhari ka befasuar me njoftimin e tij në Facebook.

Ai paralajmëroi tërheqjen nga jeta publike, derisa u shpreh i dëshpëruar nga qeveria Kurti.

“Një lajm i mirë për hajnat: Ndoshta së shpejti tërhiqem krejtësisht nga jeta publike. Jam lodh duke e pa qysh arsyetoni njerëz që vjedhin ashiqare mëditje, ndërkohë që çdo ditë shoh mjekë/infermierë në intensive qysh dërrmohen t'u kujdestaru që t'i mbajnë pacientët në jetë dhe nuk paguhen për ndërrimin e natës as sa gjysma e mëditjes që e vjedhin deputetët”, deklaroi Pozhari, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Një lajm i mirë për hajnat: Ndoshta së shpejti tërhiqem krejtësisht nga jeta publike. Jam lodh duke e pa qysh arsyetoni njerëz që vjedhin ashiqare mëditje, ndërkohë që çdo ditë shoh mjekë/infermierë në intensive qysh dërrmohen t'u kujdestaru që t'i mbajnë pacientët në jetë dhe nuk paguhen për ndërrimin e natës as sa gjysma e mëditjes që e vjedhin deputetët.

Jam lodh kur shoh që emërohet në krye të shëndetësisë një ministër që nuk ia ka haberin dhe sen nuk bën për sektorë të caktuar, për atë pjesë të mantelbardhëve që punojnë natë e ditë.

Është tu më dëshpëru me të madhe kjo Qeveri, se prej hajnave as që kam pas naj pritje tjetër.

Puna e mbarë ju qoftë të gjithve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat