Qalaj zbulon se pse Serbia ka koordinuar sulmet në veri

Aktuale

Qalaj zbulon se pse Serbia ka koordinuar sulmet në veri

Më: 19 prill 2022 Në ora: 22:22
Rashit Qalaj

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj duke folur për sulmet në veri të vendit, thotë se është plan i Serbisë për ta tërhequr vëmendjen e publikut.

Qalaj në një intervistë për SHQIP.com, u shpreh se cështja e Dick Martyt ka bërë që Serbia të nis sulme në veri.

“Unë mendoj se këto sulme janë të koordinuara nga jashtë Kosovës. Këto zhvillime që janë duke ndodh në Kosovë dhe rreth Kosovës dhe tendenca e shtetit serb është të bëjë diçka në mënyrë që të orientohet dikund tjetër vëmendja e publikut e jo nga ato zhvillime që janë shumë të rëndësishme siç është kërcënimi ndaj ish-senatorit Dick Marty edhe pastaj cështjet tjera që lidhen me vendin”, tha Qalaj.

“Zakonisht, sa herë ka diçka të rëndësishme rreth Kosovës, Serbia fabrikon situata të tilla në këtë rast incidente të tilla duke shfrytëzuar elementët kriminal të cilat jetojnë në Kosovë. Në këtë rast ka shumë individë që janë larguar nga Kosova për shkak se janë në ndjekje nga PK pikërisht për shkak të pjesëmarrjes në kontrabandë dhe krim të organizuar.” ka thënë Qalaj.

Ai ka shtuar se këto elemente e shfrytëzojnë territorin serb që t’i sulmojnë policët e Kosovës dhe pastaj kthehen prapë në territorin serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat