Vllahiu thotë se Beogradi është ulur këmbëkryq në veri

Aktuale

Vllahiu thotë se Beogradi është ulur këmbëkryq në veri

Më: 20 prill 2022 Në ora: 22:21
Arbër Vllahiu

Analisti politik Arbër Vllahiu ka thënë se sa i përket marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë do të vendoset në pjesën dërmuese nga SHBA-ja.

“Fjala përfundimtare do të jetë nga ShBA dhe një pjese të BE-së, jo në tërësi BE-së. Miroslav Lajçak është nga diplomatët që ka ardhë për ta udhëheq procesin teknik, por jo pjesën politike. Ai nuk është meritor për një marrëveshje përfundimtare”, është shprehur ai.

“Për Kosovën, Beogradi paraqet tërësinë e tij pavarësisht klaneve brenda qeverisë atje. Beogradi është i ulur këmbëkryq në veri të Kosovës. Veriu është vrimë e zezë e kontrabandës dhe kjo dihet ndokund, në ShBA, në Be, në Kosovë e në Serbi”.

Sipas Vllahiut, tek një marrëveshje e mundshme për targat Kosova duhet të insistojë që të përjashtohet mundësia e dhënies së dokumenteve për to për qytetarët tek pala serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat