Vjosa Osmani: Rusia e ka destabilizuar Ballkanin Perëndimor përmes satelitit të saj, Serbisë

Aktuale

Vjosa Osmani: Rusia e ka destabilizuar Ballkanin Perëndimor përmes satelitit të saj, Serbisë

Më: 20 prill 2022 Në ora: 23:44
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur rreth agresionit rus në Ukrainë si dhe për gjendjen në Ballkan.

Në një intervistë për mediumin britanik “Times Radio”, Osmani deklaroi se Rusia ka destabilizuar Ballkanin Perëndimor përmes Serbisë e duke krijuar kështu tensione në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe në Mal të Zi.

Sipas saj, vonesat në rrugën drejt Bashkimit Evropian të Ballkanin Perëndimor kanë bërë që Rusia të veprojë.

“Ka pasur një interes të vazhdueshëm rus për destabilizim të Ballkanit Perëndimor. Jo vetëm Kosovën por edhe shtetet tjera. Dhe e kanë bërë me veprime konkrete përmes satelitit, Serbisë. Është mundur të krijojë tensione në kufi me Kosovën dhe destabilizim të Bosnje e Hercegovinës dhe Malit të zi, duke organziuar puç. Në këto shtete Rusia ka treguar interes për destabilizim të Ballkanit Perëndimor. Pasi përmes destabilizimit të këtij rajoni, destabilizon edhe BE-në. Këtu ka të vërteta, procesi ka ecur më ngadalë që kemi shpresuar. Pasi sa më ngadalë të ec procesi i anëtarësimit të Ballkanit Perendimor në BE, atëherë ka më shumë mundësi për Rusinë dhe interesat e saj që të jenë prezentë në rajon”, ka thënë ajo.

Madje, presidentja shtoi se shteti serb është i vetmi vend që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe po e përkrah atë në luftën ndaj Ukrainës.

“Absolutisht, ajo që po ndodh në Ukrainë tregon se është një imperativ sigurie që të kemi edhe Kosovën edhe Bosnjën që të bashkohen me ANTO-, si dy vendet e fundit që duan të bashkohem me NATO-n në rajon, pasi Serbia nuk do anëtarësimin. Pra është e qartë se kush në rajon është kundër aksioneve të Putinit dhe kush po i mbështetë. Serbia nuk ka vënë sanksione ndaj Ukrainës, por në fakt po e ndihmon atë. Pavarësisht nga fakti që ka thënë se do të anëtarësohet në BE, nuk ka përshtatur politikat e saja me ato të BE-së e NATO-s”, përfundoi Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat