​Tahiri: VV po kundërshton krijimin e komisionit hetimor për energjinë, çka po fshehin

Aktuale

​Tahiri: VV po kundërshton krijimin e komisionit hetimor për energjinë, çka po fshehin

Më: 21 prill 2022 Në ora: 13:15
Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, e cila zgjati rreth dy orë, tha se diskutimi kryesor ishte rreth krijimit të komisionit hetimor për energjinë.

“Ishte një debat i gjatë, qëndrimi i AAK-së është i thjesht, kërkesa për një komision hetimor për çështjen e energjisë është bërë nga PDK dhe nënshkrues të kësaj kërkese janë deputetët.

Për vlerësimin tonë është e habitshme dhe e pakuptim dhe zgjon kureshtje të madhe që shumica e kundërshton themelimin, çka janë duke fshehur.

Është e paperceptueshme për mua pse refuzohet themelimi i këtij komisioni dhe çka po fshehët”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat