Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës të enjten, në rend dite edhe diskutimi për Komisionin hetimor

Aktuale

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës të enjten, në rend dite edhe diskutimi për Komisionin hetimor

Më: 21 prill 2022 Në ora: 15:55
Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Ditën e enjte me 28 prill 2002 në ora 10:00, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën plenare të radhës.

Kështu është bërë e ditur pas mbledhjes së kryesisë së kuvendit.

‘’Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e përbashkët me kryetarë të grupeve parlamentare, të drejtuar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca’’ thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Në këtë seancë pritet edhe të diskutohet edhe propozimi i 40 deputetëve të për komisionin hetimor.

 ‘’Pas shterimit të pikave të zakonshme, deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, në rend dite do të jetë propozimi i 40 deputetëve për caktimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës’’ thuhet në njoftimin e Kuvendit.

 Seanca pritet të përmbyllet me formimin e Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat