Musliu: Gjykata Themelore e Mitrovicës po lëshon dokumente vetëm në gjuhën serbe

Aktuale

Musliu: Gjykata Themelore e Mitrovicës po lëshon dokumente vetëm në gjuhën serbe

Më: 21 prill 2022 Në ora: 16:43
Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se Gjykata Themelore e Mitrovicës e ka për obligim që dokumentet ti lëshoj në gjuhën shqipe për shqiptarët e Kosovës.

Ajo ka përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me të drejt e ka marrë shqetësimin nga një qytetarë i Kosovës, i cili e ka pyetur se “ku po jetojmë ne?!”, pasi që sipas tij Gjykata Themelore e Mitrovicës i ka lëshuar një dokument vetëm në gjuhën serbe.

“Gjykata Themelore e Mitrovicës e ka për obligim që dokumentet ti lëshoj në gjuhën shqipe për shqiptarët e Kosovës. Me të drejt mora shqetësimin nga një qytetar i Kosovës i cili pyet se ku po jetojmë ne?!”, ka shkruar Musliu.

Tutje Musliu ka thënë se nuk është kundër institucioneve por sipas saj, në rast se një dokument i tillë do t’i shkonte asaj, ajo ka thënë se do ta kishte injoruar.

Ajo ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos pranojnë dokumente nga Gjykata që nuk janë edhe në gjuhën shqipe.

“Nuk jam kundër institucioneve të shtetit por në rast se do të me vinte një dokument i tillë në adresen time do ta kisha injoruar. Ju bëjë thirrje të gjithë shqiptarve mos pranoni dokumente nga kjo gjykatë që nuk janë në gjuhen shqipe”, ka shkruar ajo në Facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat