Abazi: Nuk duhet përjashtuar asnjë lloj skenari nga Serbia

Aktuale

Abazi: Nuk duhet përjashtuar asnjë lloj skenari nga Serbia

Më: 21 prill 2022 Në ora: 21:55
Haki Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje,  Haki Abazi tha sonte se nuk duhet përjashtuar asnjë skenar nga Serbia, qoftë edhe kur ajo i kthehet irracionalitetit siç ishte rasti sot në Bruksel.

“Duke qenë pjesë e proceseve nëpër të cilat kemi kaluar nëpër 20 e disa vite asnjë skenar nuk duhet përjashtuar, absolutisht asnjë skenar edhe qoftë skenari kur Serbia kthehet irracionalitetit çfarë e pamë sot në Bruksel, duke bërë në njëfarë forme ikje totale prej tavolinës së diskutimit për tabelat deri te një shkallë tjetër e irracionaliteteti qfarë po e shohim në veprimin destruktiv të Rusisë në Ukrainë “, tha Abazi.

Tutje Abzai shtoi se nuk është një lloj mesazhi paniku mirëpo sipas tij Kosova nuk guxon të anashkalojë çfardo lloj skenari sepse është e njëjta Serbi.

“Nuk po panikoj e as nuk po them që duhet të jetë mesazh paniku por në interesin e Kosovës dhe bashkëbisedimin edhe sot që bëhet me delegacionin nga Senati Amerikan është që nuk guxojmë të abstragojmë çfarëdo lloj skenari sepse është e njëjta Serbi, është ministri i informacioneve të Milosheviqit i cili është në krye të Serbisë, sado që të tentohet të duket sikur kjo është njëfarë përsëritje monotone, në fund doktrina e Serbisë nuk ka ndryshuar e as objektivat e Serbisë, as në Bosnjë Hercegovinë e as në Kosovë por edhe në vendet tjera të rajonit”, tha Abazi.

Sipas Abazit serbët e veriut janë nën kontrollin e Beogradit dhe çfarëdo që ndodhë në Veri është dora e Serbisë.

“Është dora e Serbisë çfarëdo që ndodhë në veri në kuptimin e përdorimit dhe kontrollit të një rrjeti të caktuar njerëzish, nuk po them që të gjithë serbët janë nën kontrollin e Beogradit por  vrasja e Oliver Ivanoviqit, vendosja në listën e zezë të Stay Departamentit të njerëzve të fuqishëm, të njerëzve të veriut që janë dora zgjatur e Vuçiqit tregon qartë që ata e përdorin sa herë që kanë nevojë për të ndërtuar narrativë të tensionit, por në rastin e tanishëm mendoj që ka edhe një dimension tjetër, që është pas zgjedhjeve në Serbi për ta lënë jashtë Daçiqin i cili njihet si dora e afërt e interesit Rus në serbi, ma e afërt se vet Vuçiqi e këto e përdorin veriun si formë të shantazhit për të krijuar pozicione në Serbi”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat