Abazi: Kosova është çliruar nga krimi dhe korrupcioni

Aktuale

Abazi: Kosova është çliruar nga krimi dhe korrupcioni

Më: 22 prill 2022 Në ora: 10:04
Haki Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Kosova është çliruar  nga krimi dhe korrupsioni.

Këtë deklaratë Abazi e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Abazi ka publikuar një foto gjatë takimit të Qeverisë së Kosovës me senatorët amerikan që kanë vizituar gjatë ditës së djeshme Kosovën ku ka vendosur si mbishkrim këtë titull.

‘’ Kosova e çliruar nga krimi dhe korrupcioni, në partneritet të përhershëm me SHBA-të dhe anëtare në NATO dhe BE.’’ ka shkruar Abazi.

Deklaratat e Abazit shpesh herë kanë nxitur reagime në opinionin publik.

 Disa ditë më parë Abazi në një seancë të kuvendit të Kosovës kishte thënë se në Listën e Zezë të Amerikës njerëz të Partisë Demokratike të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat