Ky është qëndimi i Odës Amerikane lidhur me mundësinë e tërheqjes së kursimeve pensionale

Aktuale

Ky është qëndimi i Odës Amerikane lidhur me mundësinë e tërheqjes së kursimeve pensionale

Nga: M.L. Më: 22 prill 2022 Në ora: 11:12
OAK

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, nëpërmjet një komunikate për medie thotë sem shpreh shqetësimet e saj lidhur me diskutimet e fundit publike dhe nismat legjislative për të mundësuar tërheqjen e kursimeve pensionale.

"Oda Amerikane beson fuqishëm që masat e tilla janë në kundërshtim me qëllimin për të cilin fondi i kursimeve pensionale ekziston dhe që masa do të kishte përfitime afatshkurta socio-ekonomike", thuhet në komunikatë.

Sipas OAK-së, kursimet pensionale të qytetarëve duhet të mundësojnë një standard të dinjitetshëm të jetesës pas pensionimit të tyre, prandaj reduktimi i vlerës së kursimeve pensionale do të cenojë standardin e jetesës në moshën pas pensionimit.

"Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i bënë thirrje Qeverisë që të konsiderojë rishikimin e politikave tatimore për produktet esenciale ashtu që ta bëjë të përballueshme situatën aktuale të çmimeve të ngritura për qytetarët e Kosovës, e veçanërisht atyre me nivel më të kufizuar të të ardhurave".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat