Hoti: Nga dialogu për njohje reciproke degradoi në dialog për tabela të veturave

Aktuale

Hoti: Nga dialogu për njohje reciproke degradoi në dialog për tabela të veturave

Më: 25 prill 2022 Në ora: 20:02
Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, e ka kritikuar qeverinë e Kosovës për qasjen ndaj dialogut me Serbinë.

Hoti tha se qeveria e dëmtoi këtë proces kur e braktisi dialogun për njohje reciproke.

Ai theksoi se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë tashmë kanë degraduar.

Sipas tij nga dialogu për njohje reciproke ka kaluar në atë për njohjen reciproke të tabelave.

“Fatkeqësisht, dialogu për njohje reciproke degradoi në dialog për tabela të veturave, sado e rëndësishme që është kjo çështje”- tha Hoti.

Postimi në Facebook:

Kosovës iu bë dëm i madh kur qeveria aktuale e braktisi dialogun për njohje reciproke, të cilin qeveria ime me ndihmën e partnerëve e kishte kornizuar shumë qartë. Samiti i Parisit (në korrik 2020), Marrëveshja e Uashingtonit (në shtator 2020) dhe shumë takime bilaterale me vendet e Quintit, e kornizuan qartësisht dialogun sa i përket qëllimit, përmbajtjes dhe kohës të arritjes së marrëveshjes finale, si dhe e detyruan Serbinë të nisë procesin e arritjes së marrëveshjes finale për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.

Qeveria aktuale, në vend që të insistonte në mbyllje të dialogut me njohje reciproke, në Bruksel propozoi ‘traktate’ për mos-sulm dhe për zëvendësim të CEFTA-së, të cilat u injoruan plotësisht dhe me të drejtë nga ana e BE-së. Fatkeqësisht, dialogu për njohje reciproke degradoi në dialog për tabela të veturave, sado e rëndësishme që është kjo çështje. Në takimet e Komisionit për Stabilizim-Asociim, të mbajtura në Prishtinë në nëntor 2021 dhe në Bruksel në mars 2022, mazhoranca qeverisëse në Kosovë u zotua për zbatim të marrëveshjeve paraprake të dialogut, të cilat brenda Kosovës i kritikon dhe i kundërshton fuqishëm.

Ndërkaq, tani kur duhet marrë përgjegjësi shtetërore dhe duhet treguar seriozitet para partnerëve, nuk dinë çfarë të thonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat