Buxhovi: Amerikanët nuk donin që Rugova të kishte në përgjegjësi luftën

Aktuale

Buxhovi: Amerikanët nuk donin që Rugova të kishte në përgjegjësi luftën

Më: 26 prill 2022 Në ora: 08:33
Jusuf Buxhovi

Historiani dhe shkrimtari, Jusuf Buxhovi tha se presidenti Ibrahim Rugova si komandant i Forcave të Armatosura, objektivisht do të duhej ta kishte në përgjegjësi luftën por sipas tij amerikanët nuk kanë dashur t’ia japin atë përgjegjësi.

Buxhovi deklaroi se është i bindur se amerikanët nuk kanë dashur t’ia japin atë përgjegjësi ish-presidnetit Ibrahim Rugova, pasi vlerëson se atyre u ka konvenuar që ta keë edhe një lëvizje, rezistencë institucionale me parlament me zgjedhje të lira në mënyrë që t’i kenë dy karta në përdorim.

“Rugova ishte komandant i Forcave të Armatosuar, objektivisht do të duhej ta merrte atë përgjegjësi, por unë jam i bindur nga informacione që kam se amerikanët nuk kanë dashur t’ia japin atë përgjegjësi.  Atyre iu ka konvenuar që ta kemi edhe një lëvizje, rezistencë institucionale me parlament me zgjedhje të lira në mënyrë që t’i ketë dy karta tani në përdorim. Kartën institucionale që Milllosheviqit vazhdimisht ia hedhshin përpara që ne i kemi këta që po lypin paqe dhe nuk po të kundërshtojnë po tash e kemi edhe kartën e luftës, durimi po përfundon, tash është një formacion tjetër i cili në njëfarë mënyre ka hapur edhe një kapitull të ri edhe ajo u tregua edhe në Rambuje”, tha ai.

Jusuf Buxhovi tha se  jo rastësisht drejtues i delegacionit kosovar në Rambuje është zgjedhur Hashim Thaçi.

“Do të thotë që jo rastësisht drejtues i delegacionit u zgjodh Thaçi dhe u zgjedhë me insistimin e perëndimorëve sado që këtu tek ne flitet  se ju duhej një krahë i luftës i cili do ë ishte bartës i një  procesi dhe kështu unë e kuptoj edhe Rugovën, duhet ta shohim rolin e tij edhe në këtë dilemë, dilemën se a do ta ndjen linjën institucionale të jetë komandant i forcave dhe të vijë në konflikt ndoshta edhe me amerikanët  apo të vazhdojë ashtu si vazhdoj”, tha Buxhovi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat