Drejtori i Policisë Kufitare: Do të përgjigjemi me forcë proporcionale ndaj sulmeve

Aktuale

Drejtori i Policisë Kufitare: Do të përgjigjemi me forcë proporcionale ndaj sulmeve

Më: 26 prill 2022 Në ora: 18:41
Ragip Bunjaku

Në mëngjesin e sotëm, Njësia e Reagimit të Shpejtë e policisë kufitare është sulmuar sërish  në Zupçe të Zubin Potokut.

Sulmi është kryer me armë të zjarrit.

Sulmi i së martës është i gjashti me radhë ku sulmohen njësitet e policisë kufitare.

Drejtori i Departamentit të Policisë Kufitare në Policinë e Kosovës, Ragip Bunjaku, tha  se policia do t’u përgjigjet çdo herë me forcë proporcionale sulmeve që bëhen ndaj tyre.

“Policia e Kosovës, duke u bazuar në Ligjin mbi Policinë, por edhe në rregulloret e brendshme, çdo herë do të përgjigjet me forcën proporcionale ndaj çdo sulmi ndaj tyre. Edhe kjo nuk e përjashton mundësinë e kundërpërgjigjes në mënyrë proporcionale ndaj sulmeve që po bëhen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat