​Gërvalla takohet me Genchovska, diskutojnë raportet Kosovë-Bullgari

Aktuale

​Gërvalla takohet me Genchovska, diskutojnë raportet Kosovë-Bullgari

Më: 26 prill 2022 Në ora: 22:27
Pamje nga takimi

Ministrja e Jashtme bullgare Teodora Genchovska sot ka takuar homologen e saj nga Kosova Donika Gërvalla, me të cilën ka biseduar mbi marrëdhëniet dypalëshe, situatën në Ballkanin Perëndimor në kontekstin e sigurisë dhe integrimin evropian të vendeve të rajonit.

Në këtë takim, i cili u mbajt në margjinat e Forumit “EU Meets the Balkans” në Sofje, ministrja Genchovska shprehu gatishmërinë e Bullgarisë për të vazhduar mbështetjen e perspektivës evropiane të Kosovës duke përfshirë edhe shkëmbimin e përvojës dhe ekspertizës.

Ndërsa ministrja Gërvalla i bëri ftesë homologes së saj bullgare që në një të ardhme të afërt të vizitojë Kosovën.

Kjo vizite do të jetë edhe një ri-afirmim i dëshirës së dy vendeve për avancimin e dialogut politik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat