Kryeshefi i KEK-ut thotë se njerëz nga sfera të ndryshme i kërkuan t’i punësojë njerëz në KEK

Aktuale

Kryeshefi i KEK-ut thotë se njerëz nga sfera të ndryshme i kërkuan t’i punësojë njerëz në KEK

Më: 26 prill 2022 Në ora: 22:57
Nagip Krasniqi

Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka thënë se ka pasur njerëz të sferave të ndryshme të cilët i kanë thënë atij që të punësojë njerëz në konkursin e KEK-ut.

Megjithatë, Krasniqi thotë se i ka refuzuar këto afrime dhe se i ka udhëzuar edhe anëtarët e komisionit ta bëjnë këtë.

“Kanë qenë njerëz nga sfera të ndryshme të jetës. Biznes, politikë etj”, tha ai.

“Normalisht që i kam refuzuar. Ndoshta kanë qenë të nisur nga praktikat që kanë ndodhur për 20 vite. I kam udhëzuar edhe anëtarët e komisionit që ta bëjnë”, tha ai në RTK.

Krasniqi tutje  tha se janë 230 ankesa të aplikantëve në konkursin e fundit, ku edhe nuk e mohoi faktin se kanë mundur të ndodhin parregullsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat