Senatorja amerikane pas vizitës në Ballkan: Ndikimi malinj rus është prezent në gjithë gadishullin

Aktuale

Senatorja amerikane pas vizitës në Ballkan: Ndikimi malinj rus është prezent në gjithë gadishullin

Më: 27 prill 2022 Në ora: 12:00
Jeanne Shaheen

Reporteri i sigurisë kombëtare dhe çështjeve globale për njësinë hetimore të NBC, Dan De Luce ka komentuar vizitën e senatores amerikane nga New Hampshir, Jeanne Shaheen, në Kosovë, Bosnjë dhe Serbi.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se pas kthimit nga vizita në Ballkan senatorja Jeanne Shaheen ka paralajmëruar se ndikimi rus është prezent në gjithë gadishullin.

Sipas tij, Shaheen e ka përshkruar si shqetësuese situatën në Bosnjë.

“Senatorja Shaheen e sapo kthyer nga një udhëtim në Serbi, Bosnjë dhe Kosovë, paralajmëron në dëgjimin e SFRC-së se gjurmët e gishtave të Putinit të ‘ndikimit malinj’ janë në të gjithë Ballkanin. Përshkruan një ‘situatë shqetësuese sigurie’ në Bosnjë”, shkroi ajo 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat