​Vazhdon bashkëpunimi mes KOK-ut dhe KosovaPressit, Krasniqi: KosovaPress është duke luajtur rol kyç në promovimin e aktiviteteve tona

Aktuale

​Vazhdon bashkëpunimi mes KOK-ut dhe KosovaPressit, Krasniqi: KosovaPress është duke luajtur rol kyç në promovimin e aktiviteteve tona

Më: 27 prill 2022 Në ora: 19:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka vazhduar bashkëpunimin me Agjencinë e Lajmeve Kosova Press (KP)

Marrëveshja mes dy palëve është nënshkruar sot nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe drejtoresha e përgjithshme e KP-së, Suzana Rakovica.

Kontrata e re mes dy palëve është e vlefshme deri në fund të vitit 2024, ndërsa parasheh benefite më të mëdha për KOK-un, në krahasim me kontratën e deritashme.

Presidenti Krasniqi ka theksuar se Kosova Press është duke luajtur rol kyç në promovimin e aktiviteteve të KOK-ut, për çka ka ekzistuar vullneti i madh për të vazhduar bashkëpunimin.

Edhe drejtoresha Rakovica është shprehur falënderuese për bashkëpunimin e mirë me KOK-un.

Kosova Press është sponsor medial i KOK-ut prej vitit 2017.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat