​Gashi: Komisioni hetimor i iniciuar nga opozita do të formohet

Aktuale

​Gashi: Komisioni hetimor i iniciuar nga opozita do të formohet

Më: 28 prill 2022 Në ora: 12:58
Arben Gashi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi është shprehur i vendosur për formimin e komisionit hetimor parlamentar për krizën energjetike të iniciuar nga opozita.

Duke iu kundërpërgjigjur propozimit të mazhorancës, Gashi tha se asnjëherë nuk ka ndodhur që një shumicë parlamentare të ndryshojë objektin e hetimit dhe fushën e veprimit.

Gashi: Komisioni hetimor i iniciuar nga opozita do të formohet

“Asnjëherë në krejt këto komisione hetimore që janë formuar, asnjëherë asnjë shumicë nuk e ka ndryshuar objektin e hetimit dhe kohëzgjatjen e hetimit dhe fushën e veprimit. Çka po ndodh tash, zonja Kusari del dhe thotë se ne kemi propozuar një komision tjetër dhe ju nuk duhet të kaloni këtë komision sot dhe duhet me shkri në atë komisionin tjetër. Kjo nuk ka me ndodh, 40 deputetë nënshkrues me iniciativë të deputetit Abelard Tahiri kanë të drejtë kushtetuese me formu komision dhe ai do të formohet. Kur, kur të edukoheni ju ndoshta. Besoni se do të edukoheni. Komisioni hetimor e ka objektin e vet, kërkesa e 40 deputetëve nuk mund të ndryshohet, as me iniciativën e personit që ka marrë nismën”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat