Fadil Berjani paralajmëron rritje të çmimit të naftës në Kosovë

Aktuale

Fadil Berjani paralajmëron rritje të çmimit të naftës në Kosovë

Më: 28 prill 2022 Në ora: 16:57
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka konfirmuar se çmimi i naftës në bursat botërore, është rritur gjatë ditës së sotme.

Siç thotë Berjani, një litër naftë, aktualisht është duke u blerë 1.60 € me shumicë nga kompanitë botërore, derisa po e shesin në Kosovë me çmim prej 1.63 €.

Berjani nuk e ka mohuar mundësinë që ditëve në vazhdim të ketë rritje të çmimit të naftës.

“Sa i përket çmimit të derivateve, sot në Kosovë sillen kështu: Dizelli 1.63 €, ndërsa benzina 1.42 €. Se çfarë çmime do të kemi ditëve në vazhdim nuk mund të themi sepse është e vërtetë që ka lëvizje në berz, pasi që importet janë rritur. 1.60 € po kushton aktualisht një litër naftë me shumicë në tregjet botërore”, ka thënë Fadil Bernjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat