Policia: Për tre muaj janë raportuar 66 raste të personave të zhdukur

Aktuale

Policia: Për tre muaj janë raportuar 66 raste të personave të zhdukur

Më: 28 prill 2022 Në ora: 19:13
Ilustrim

Të rinj e të reja, të moshuar e të moshuara pothuajse çdo ditë në Kosovë po raportohen si të zhdukur.

E, për këto raste në Polici po raportojnë familjarët e tyre.

Po, ka prej tyre që këtë gjë po e përsërisin edhe disa herë.

Por, sa është numri i tyre që për tre muaj janë raportuar në Polici si të zhdukur.

Nga Policia e Kosovës për FrontOnline kanë deklaruar se kjo shifër kalon mbi 60.

“Në tre mujorin e parë të këtij viti janë raportuar 66 raste të personave të zhdukur”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Sipas disa statistikave të Policisë në vitin 2018 janë raportuar 246 raste, në vitin 2019 kanë qenë 254 raste, në vitin 2020, 197 dhe në vitit 2021 për nëntë muaj kanë qenë 207 raste të raportuara në Polici.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat