Fetoshi: Abazoviq duhet të tregojë kujdes ndaj tendencave të agjendave serbe në Ballkan

Aktuale

Fetoshi: Abazoviq duhet të tregojë kujdes ndaj tendencave të agjendave serbe në Ballkan

Më: 28 prill 2022 Në ora: 23:23
Dritan Abazoviq

Profesori universitar, Arben Fetoshi deklaroi se kryeministri i sapozgjedhur i Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviq duhet të tregonte kujdes ndaj tendecave të agjendave serbe në Ballkan.

Fetoshi tha se shpreson shumë që nën drejtimin e Abazoviqit, qeveria e re malazeze do të përkujdeset dhe do të angazhohet në mënyrë të vëmendshme për të frenuar çfarëdo agjende serbe në Mal të Zi dhe në përgjithësi në rajon.

“Abazoviq do të duhej të tregonte kujdes dhe vendosmëri në kundërshtim të çfarëdo tendence të mëtejshme të agjendave serbe në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në përforcimin e paqes në rajonin tonë sepse pa diskutim që përforcimi paqes në rajonin tonë është interes jetik i shqiptarëve gjithandej”, tha ai.

Më tutje gjatë emisionit “ Këndi i Debatit” Fetoshi theksoi se zgjedhja e Dritan Abazoviq si Kryeministrër i Malit të Zi është një lajm shumë i rëndësishëm për shqiptarët, fitore kjo që sipas tij do tu jep shans proceseve të integrimit evropian në gjithë rajonin.

“Një lajm shumë i rëndësishëm, një përmbyllje e krejt sagës që e karakterizon politikën e Malit të Zi. Një fitore e madhe e Malit të Zi, në radhë të parë e përpjekjeve për t’i dhënë shans proceseve të integrimit evropian në rajonin tonë. Kemi pasur dhe kemi të bëjmë me një tendencë të vazhdueshme të Serbisë për ta thyer kursin e deritashëm të Malit të Zi e që deri më tani u tregua i pasuksesshëm dhe sot realisht u konfirmua një Mal i Zi i orientuar drejt integrimit të Bashkimi Evropian një Mal i Zi i konfirmuar brenda orbitës së Aleancës Veriatlantike dhe i rëndësishëm për shqiptarët”, tha tutje Fetoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat