Avdia: Takimi i thirrur nga kancelari gjerman fillon hapjen e madhe të procesit të dialogut

Aktuale

Avdia: Takimi i thirrur nga kancelari gjerman fillon hapjen e madhe të procesit të dialogut

Më: 30 prill 2022 Në ora: 07:16
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Analisti Tomor Avdia ka folur për vizitën e paralajmëruar të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Gjermani më 4 maj.

Avdia ka thënë se takimi që është thirrur nga kancelari gjerman fillon hapjen e madhe të procesit të dialogut Kosovë – Serbi.

“Është një takim që ka kohë që po punohet nga diplomacia e Bashkimit Evropian dhe ajo amerikane pasi palët ka disa muaj që nuk janë takuar në ranGUN e nivelit të lartë dhe ky takim do të realizohet pas një presioni shumë të madh të BE-së dhe negociatorëve, duke përfshirë këtu jo vetëm negociatorët por edhe ata të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe shteteve të tjera që janë të përfshira në procesin e dialogut. Ky takim që është thirrur nga kancelari gjerman fillon hapjen e madhe të procesit të dialogut. Ky do të jetë vazhdimi i dialogut me një ritëm të shpejt”, tha ai.

Sipas tij, Gjermania luan një rol bindës për të dyja palët.

“Gjermania luan një rol bindës për palët duke ia dërguar në tryezën e bisedimeve edhe ato rekomandimet që japin partnerët ndërkombëtar partnerët, partnerët të cilët kërkojnë se si Serbia dhe Kosova ta shtyjnë agjendën e dialogut ku dy shtet kanë konteste të mëdha”, tha ai.

Avdia thotë se Serbia tenton që dialogun ta vë në gjumë për arsye se çdo zgjatje e procesit të dialogut shkon në favor të saj.

“Serbia tenton që dialogu të shkoj në hapa të ngadalshëm dhe pjesë-pjesë ose të ndahet në pjesë e cila dialogun e vë në gjumë dhe e mbyt kohën e dialogut për arsye çdo zgjatje e dialogut shkon në favor të Serbisë. Serbia gjithmonë luan me dy karta apo më shumë karta. Serbia ka disa karta, ka Bashkimin Evropian, Rusinë dhe kinën dhe partnerë të tjerë. Kurse Kosova ka vetëm një kartë atë veriatlantike dhe integrimet në BE dhe anëtarësimin në NATO, në këtë rast Serbisë i intereson zgjatja e dialogut pasi shkon në favor të saj”, tha më tej analisti Avdia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat