​Hoxhaj për Bajram viziton edhe familjen e Kadri Veselit: Ai do të dalë fitimtar

Aktuale

​Hoxhaj për Bajram viziton edhe familjen e Kadri Veselit: Ai do të dalë fitimtar

Më: 2 maj 2022 Në ora: 18:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka vizituar familjen e ish-kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.

Hoxhaj përmes një statusi në Facebook ka treguar se ka vizituar familjen e Veselit.

"Për vizitë tek Ismet Veseli dhe familja e Kryetarit Veseli, me rastin e festës së Bajramit. Një familje e fortë që inspiroi dhe nxori Kadriun si atdhetar të madh.

Edhe për këtë festë, Kadri Veseli nuk është pranë familjes dhe atdheut, por si shumë herë, ai do të dalë fitimtar edhe në këtë betejë me padrejtësinë dhe do të kthehet në Kosovë, si njeriu që e do dhe mbron vendin e tij", ka shkruar Hoxhaj.

Hoxhaj sot për nder të festës së Bajramit, ka vizituar edhe prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat