Kurti nga Gjermania godet “Ballkanin e Hapur”: Nuk mirëpresim iniciativa që hapin rajonin ndaj fuqive të Lindjes

Aktuale

Kurti nga Gjermania godet “Ballkanin e Hapur”: Nuk mirëpresim iniciativa që hapin rajonin ndaj fuqive të Lindjes

Më: 4 maj 2022 Në ora: 17:34
Pamje nga takimi

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka pritur sot në takim në Berlin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në një konferencë për media për gazetarët pas takimit, kryeministri Kurti i tregua i ashpër me iniciativën Open Ballkan, edhe pse nuk i përmendi fare emrin.

Ai tha se iniciativat rajonale nuk mund të jenë zëvendësim për integrimet në BE, por duhet t’i përshpejtojnë ato.

“Ne e mbështesim procesin e Berlinit dhe mirëpritem përkushtimin e  Kancelarit për të rifilluar këtë proces me një dinamikë të re. Po ashtu ne mbështesim tregun e përbashkët rajonal, i cili ndodhet brenda Procesit të Berlinit dhe rregullave të Bashkimit Evropian. Ai është gjithëpërfshirës, i ka katër liritë prandaj edhe nuk mbështesim iniciativa të tjera paralele. Për Kosovën është e rëndësishme që në këtë proces qytetarët të jenë përfituesit më të mëdhenj”, tha ai.

Kurti thotë se Kosova nuk është kundër iniciativave rajonale kur Bashkimi Evropian paraqitet si vlerë.

“Iniciativat rajonale që hapin Ballkanin ndaj fuqive nga Lindja apo Verilindja ne nuk i mirëpresim dhe i konsiderojmë të panevojshme. Kosova dhe Ballkani janë të hapura për Bashkimin Evropian dhe NATO-n, janë të hapura për Gjermaninë dhe këto janë mëse të mjaftueshme”, deklaroi ndër të tjera Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat