“Trauma e humbjes së pushtetit”/ Haxhi Avdyli reagon ndaj zhurmave të opozitës në Kuvend

Aktuale

“Trauma e humbjes së pushtetit”/ Haxhi Avdyli reagon ndaj zhurmave të opozitës në Kuvend

Nga: A.M Më: 5 maj 2022 Në ora: 13:55
Haxhi Avdyli

Deputeti nga radhët e ‘listës Guxo’, Haxhi Avdyli ka reaguar në lidhje me përplasjet dhe zhurmat që opozita po i krijon në seancën e Kuvendit.

Ai tha se kjo nervozë e partive opozitare flet shumë për krizën e tyre.

“Humbja e pushtetit nga ta si duket ka shkaktuar traumë të rëndë psikologjike. Por trauma më e madhe si duket po vie nga frytet e mira në qeverisjen e mirë të listës së referendumit të 14 shkurtit”, shkroi Avdyli në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Kjo nervozë kaq e madhe e opozitës e shpërfaqur përmes zhurmës e anarkisë flet më shumë për krizën e tyre.

Humbja e pushtetit nga ta si duket ka shkaktuar traumë të rëndë psikologjike. Humbja e privilegjeve korruptive nuk po arrihet të gëlltitet lehtë.

Por trauma më e madhe si duket po vie nga frytet e mira në qeverisjen e mirë të listës së referendumit të 14 Shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat