Vuçiq pas takimin me ministren e jashtme të Gjermanisë: Frikohem nga ajo çfarë na pret

Aktuale

Vuçiq pas takimin me ministren e jashtme të Gjermanisë: Frikohem nga ajo çfarë na pret

Më: 5 maj 2022 Në ora: 16:03
Aleksandar Vuçiq dhe Annalena Baerbock

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiqi ka deklaruar pas takimit me ministren e jashtme të Gjermanisë Annalena Baerbock se “bisedimet nuk ishin të thjeshta, por se është i kënaqur që Qeveria gjermane është e interesuar të bisedojë me Serbinë”.

“Pozicioni ynë është i vështirë, sigurisht tmerrësisht i ndërlikuar dhe me deklaratat e presidentit Putin edhe më tepër është komplikuar. Unë do të flas për të gjitha këto nesër. Kam frikë nga gjithçka që pason”, u tha Vuçiq gazetarëve në Berlin pas takimit me Baerbock.

Ai tha se “ne nuk mund ta zgjedhim dhe ta ndryshojmë Gjermaninë, dhe se nëse dikush mendon se Serbia do të ndryshojë qëndrimin e Gjermanisë për çështjen e Kosovës – kjo nuk do të ndodhë”.

Ai ka thënë se nesër mbrëma do të flasë se pse “interesimi i të gjithëve për Serbinë do të bëhet edhe më i madh”.

Vuçiq ka thënë se ka biseduar me Baerbock për perspektivën evropiane të Serbisë, krizën në Ukrainë dhe situatën në Kosovë dhe se ato bisedime fare nuk kanë qenë të lehta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat