​Komisioni hetimor, Gashi: Shpresojmë që sjellja e papërgjegjshme të marrë fund

Aktuale

​Komisioni hetimor, Gashi: Shpresojmë që sjellja e papërgjegjshme të marrë fund

Më: 5 maj 2022 Në ora: 16:08
Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka konfirmuar pajtueshmërinë e pozitës dhe opozitës për krijimin e dy komisioneve hetimore parlamentare për energjisë, atë të propozuar nga opozita, por edhe atij të propozuar nga pushteti.

Gashi u shpreson se sjellja e papërgjegjshme e partisë në pushtet rreth krijimit të komisionit, ka marrë fund dhe se Kuvendi po i kthehet normalitetit.

Gashi: Sjellja e papërgjegjshme shpresojmë se ka marrë fund

“Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit u dakorduam që e drejta e opozitës është e pakontestueshme. Në këtë rast, kërkesa e opozitës për formimin e komisionit hetimor parlamentar do të realizohet. Në emër të LDK-së jam i hapur që të përkrahim edhe propozimin e për formimin e komisionit hetimor parlamentar nga radhët e pushtetit. Pra, ka një pajtim që do të formohen të dyja komisionet parlamentar dhe Kuvendi do t’i kthehet normalitetit. Sjellja e papërgjegjshme po shpresoj se ka marrë fund dhe Kuvendi duhet t’i kthehet normalitetit, në mënyrë që të marrim vendime, të nxjerrim ligje dhe të kryejmë detyrën tonë kushtetuese dhe politike”, tha ai.

Gashi tha se komisioni hetimor parlamentar për krizën energjetike i iniciuar nga opozita do të udhëhiqet nga deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.

Gashi: Komisioni hetimor parlamentar i opozitës do të kryesohet nga LDK

“Komisioni hetimor parlamentar, i kërkuar me 40 nënshkrime, do të kryesohet nga radhët e LDK-së, nga deputeti Driton Selmanaj”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat