“Shumë e don ti ministrin e Financave”, Glauk Konjufca shkakton të qeshura në Kuvend

Aktuale

“Shumë e don ti ministrin e Financave”, Glauk Konjufca shkakton të qeshura në Kuvend

Më: 5 maj 2022 Në ora: 18:05
Glauk Konjufca

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca teksa bëri të ditur se do të përsëritet konkursi për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, pasi asnjë prej kandidatëve nuk morën votat e mjaftueshme, tha se tani do të kalohet në raundin e katërt të rendit të ditës.

Ky raund që lidhej me shqyrtimin e dytë të projektligjit për mbrojtjen e Konkurrencës, bëri që Konjufca të kërkojë nga deputetët që të qëndrojnë në seancë.

“Ju lutem deputetë, edhe dy tri pika po i kryejmë edhe po e përfundojmë seancën. Së paku, ju lutem ta trajtojmë edhe pagën minimale sepse është shumë e rëndësishme. Nesër nuk ka konsensus për seancë, ju lutem. 97 deputetë sapo votuan, ju lutem edhe 30 minuta”, deklaroi kryekuvendari.

Madje, Konjufca shkaktoi të qeshura në Kuvend, teksa iu drejtua njërit prej deputetëve duke i thënë se “shumë e don ti ministrin e Financave”.

“Qeveria i ka punët e veta, ju te tuajat. A shumë e don ti ministrin e Financave, nuk po mundesh pa to hiq”, shtoi Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat