Bedri Hamza anulon konkursin për mësimdhënës: Kandidatët treguan rezultate të dobëta

Aktuale

Bedri Hamza anulon konkursin për mësimdhënës: Kandidatët treguan rezultate të dobëta

Më: 5 maj 2022 Në ora: 18:52
Bedri Hamza

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka anuluar konkursin për mësimdhënës të shkollave të mesme të larta, konkurs ky që ishte shpallur më 28 shkurt të këtij viti.

Sipas vendimit, konkursi u anulua me rekomandim të Drejtorisë së Arsimit.

Arsyeja e anulimit ishte se më shumë se 7 konkurse kanë pasur rezultate të dobëta, shkruan Jepi zë.

Siç thuhet në vendim, për disa vende të punës nuk ka arritur ta kalojë testin asnjë kandidat.

Vendimi hyn në fuqi pas nënshkrimit nga kryetari i Komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat