Lushtaku: Ka njerëz që frikësohen nga formimi i Komisionit Hetimor

Aktuale

Lushtaku: Ka njerëz që frikësohen nga formimi i Komisionit Hetimor

Më: 5 maj 2022 Në ora: 19:19
Mërgim Lushtaku

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku foli për votimin e Komisionit Hetimor Parlmanetar për çështjen e energjisë, ku deklaroi se beson që ka njerëz të cilët i frikësohen votimit të këtij komisioni.

Lushtaku po ashtu tha se nuk është rastësi tentimi për ta penguar themelimin e këtij komisioni. Ai tha se dyshimet e PDK-së janë të bazuara në fakte.

“Unë besoj që këtu ka njerëz që frikësohen se pse është votuar ky komision. Nuk është e rastësishme ndalimi deri në këtë fazë që ne të eskalojmë si opozitë dhe të vijmë deri te protesta që sot e patëm dhe sigurisht që dikush është duke u frikësuar shumë për komisionin  hetimor. Sigurisht nuk dua të paragjykoj asgjë por dyshimet janë të bazuara por shpresoj që asgjë të mos ketë sepse në fund të fundit nuk dëshiroj ta shoh asnjë lloj keqpërdorimi pavarësisht asaj se kush është në pushtet”, tha ai.

Tutje Lushtaku  në emisionin “Ditari” deklaroi të ketë parë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje shumë të shqetësuar duke qëndruar në sallë gjatë kohës sa ishte duke u votuar komisioni hetimor.

“Meqenëse ata kanë pasur këtë ndalesë deri më tani dhe kanë bojkotuar në formën ma të madhe komisioni  hetimor duke na shtyrë edhe neve që të zgjerojmë përbërjen e komisionit që të ndryshojmë formën e komisionin, sigurisht që dyshimi është i bazuar madje unë kam parë deputetë të cilët nuk kanë qëndruar në sallë gjatë kohës që ne e kemi votuar  dhe gjithën kanë qenë të shqetësuar se çfarë po ndodhë me këtë komision. Gjithsesi presim të shohim rezultatin pas hetimit parlamentar”, theksoi Lushtaku.

Përndryshe, 95 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro formimit të Komisionit Hetimor për menaxhimin me krizën energjetike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat