Dardan Sejdiu thotë se sot ndodhi fitorja e parë e opozitës karshi qeverisjes së Vetëvendsojes

Aktuale

Dardan Sejdiu thotë se sot ndodhi fitorja e parë e opozitës karshi qeverisjes së Vetëvendsojes

Më: 5 maj 2022 Në ora: 21:33
Dardan Sejdiu

Beteja e sotme në Kuvendin e Kosovës, që rezultoi me themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për energjinë, po cilësohet fitore e opozitës karshi qeverisjes së Vetëvendosjes e cila ka një numër të madh të mazhorancës në parlament.

Kështu po vlerëson, opinionisti Dardan Sejdiu, i cili komentoi në Rubikon, zhvillimet e sotme të seancës përplot tensione të cilat erdhën pas kërkesave të pandalshme të opozitës.

”Unë jam i bindur që kjo është fitorja e parë e opozitës karshi një qeverie e cila ka një numër jashtëzakonisht të madh në sallë të kuvendit”.

Megjithatë, Sejdiu, duke qenë dikur edhe kryesues i një komisioni parlamentar, tregoi edhe për hapat nëpër të cilët siç thotë ai Vetëvendosje do duhej të mos kalonte.

”Gabimi i [deputetëve të Vetëvendosjes] ka qenë që e kanë shty deri këtu. Është dashur ta çojnë në komision dhe aty ta refuzojnë. Unë e shoh gabim, mënyrën se si është sjellë Vetëvendosje, ndërkaq në anën tjetër opozita tashmë e ka kuptuar se çka duhet të bëjë, dhe do të vazhdojë me e bo”.

”Çka për mua është befasuese? – është rezistenca e qeverisë për një komision hetimor, për çështjen në fjalë”.

”Nuk e kam të qartë. Nuk po arrij me e kuptu për shkak se, komisionet hetimore, mund të bëjnë punën por në fund ai raport duhet të votohet për të ardhë në seancë. Kështu që numrat i ka pushteti. Por, çka ka arritë me bo pushteti me këtë, është me qit veten në pozicion të fajtorit, ende pa fillu komisioni hetimor, duke e refuzu komisionin hetimor. Për mua është e pakuptimtë për një qeverisje të Vetëvendosjes, refuzimi i komisionit hetimor”.

”Nëse deri dje kemi folë për një higjienë në qeverisje, refuzimi krijon përshtypjen sikur ka diçka me fshehë. Unë nuk besoj që ka çka me fshehë, ka pasur krizë energjike, ka pasur vonesë në reagim, por kriza ka qenë. Çmimi i energjisë elektrike ka qenë i lartë. Shumë gjëra që lidhen me energjinë elektrike, sfidat që kemi pas si vend por edhe si qeveri, kanë qenë aty. Tani a ka diçka që duhet me e fshehë, nëse kanë dashur, atëherë sot kanë tregu që e kanë humbur këtë betejë prej një proteste të vogël”.

”Vetëvendosje e din fare mirë që nëse krijohet fryma e protestës, dhe krijohet bindja edhe në kuvend edhe jasht kuvendit, që mund të ketë organizim kundër një gjëje dhe ai organizim të masivizohet, të ndërtohet një çështje e cila është universale sa i përket qytetarëve të republikës, atëherë me e ndalë atëfarë si themi ‘orteku’ atëherë është problematike”.

”Mund të diskutojmë për llojin e protestës e dëmtimin e pronës publike etj. Por, sot opozita në fakt, ia rriti qëllimit. Shtyu përpara një komision hetimor me numra të vegjël. Ka numra shumë aty, në shumicën parlamentare dukshëm e ka pushteti. Por, ajo çfarë është më e rëndësishme, është mënyra se qysh iu përgjigj pushteti, me një komision hetimor tjetër”.

”E mua më ktheu filmin pak, më ngjasonte në situatat e vitit 2015 e deri në 2019, kurdo që shtynim përpara si opozitë një temë, kundërvlera e saj ishte, diçka që e minimizonte publikisht efektin e iniciativën e opozitës”.

Pra, po e shohim një episodë të radhës, vetëm se aktorët i kanë ndërruar rolet?

”Po, pra. Ashtu është, edhe mënyra e të tjera, e të tjera”.

”Në fakt kemi qenë jokorrekt ndaj opozitës sepse kemi prit që opozita do të bënte të njëjtin lloj opozitarizmi që Vetëvendosja e ka bërë në atë kohë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat