Statovci: Do t’i hedhim sy edhe proceseve paraprake për punësimet në KEK

Aktuale

Statovci: Do t’i hedhim sy edhe proceseve paraprake për punësimet në KEK

Më: 6 maj 2022 Në ora: 18:02
Jeta Statovci

Deputetja e LVV-së, Jeta Statovci ka folur për anulimin e konkursit të KEK-ut ku pati dyshime për dallavere.

Sa i përket kësaj, Statovci ka thënë se LVV-ja është e interesuar që në kuadër të Komisionit Hetimor të diskutohet edhe çështja e punësimeve në tersi duke filluar edhe nga më parë.

“Ne e dimë që janë departamentet specifike që i udhëheqin proceset se në kuadër të institucioneve. Jemi të interesuar edhe në kuadër të komisionit hetimor që të diskutohet çështja e punësimeve në tersi duke filluar edhe nga më parë”, tha ajo.

Sipas saj, LVV-ja është ithtar që të zbardhet të gjitha faktet rreth punësimeve në KEK.

“Edhe nëse kjo çështje vlerësohet që duhet rishikuar apo duhet një theks më i veçantë rreth procedurave të zhvilluara kjo padyshim që nuk paraqet dhe ne jemi ithtar që të asaj që të zbardhen të gjitha faktet”, deklaroi ajo.

Ajo thotë se do t’i hedhin sy edhe proceseve paraprake dhe të shohin në tërësi se çfarë ka ndikuar në operimin e KEK-ut.

“Po ashtu jemi të interesuar t’i hedhim një sy edhe proceseve paraprake që të shohim në tersi se çfarë ka ndikuar në operimin e kësaj ndërmarrje”, tha më tej Statovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat