​Pjesëtarët e FSK-së pjesë e garës së Akademive Ndërkombëtare në SHBA

Aktuale

​Pjesëtarët e FSK-së pjesë e garës së Akademive Ndërkombëtare në SHBA

Më: 7 maj 2022 Në ora: 20:36
FSK

Kadetët tanë të Akademisë Ushtarake Amerikane West Point, ishin pjesë e garës së Akademive Ndërkombëtare në SHBA.

Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka shkruar në Facebook se gara e akademive ndërkombëtare është garë vjetore dhe marrin pjesë akademi të ndryshme ushtarake nga e gjithë bota.

“Pjesë e kësaj gare këtë vit ishin edhe kadetët nga Kosova, Vesa Ibrahimi dhe Andrin Vuthaj që janë pjesë e akademisë ushtarake West Point në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në ketë garë ekipet e akademive testohen në shkathtësi të ndryshme ushtarake si: qëndrueshmëria fizike, navigim, gjuajtje me armë të gjata dhe pistoletë, marshim, si dhe shkathtësi tjera ushtarake. Vazhdojmë me suksese të reja”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat