“Gërshërët serbe në duart e Vuçiqit, Thaçit e Ramës”/ Bytyçi i del në mbrojtje presidentes Osmani – i kundërpërgjigjet opozitës

Aktuale

“Gërshërët serbe në duart e Vuçiqit, Thaçit e Ramës”/ Bytyçi i del në mbrojtje presidentes Osmani – i kundërpërgjigjet opozitës

Nga: A.M Më: 9 maj 2022 Në ora: 18:20
Vjosa Osmani

Profesori universitar, Enver Bytyçi ka reaguar ashpër ndaj kritikave që opozita ia bëri presidentes Vjosa Osmani për operacionin e saj në Turqi.

Ai tha se nëse opozita do ta kritikonte në këtë mënyrë Hashim Thaçin, nuk do ta lejonte të bënte pazare më territorin e Kosovës.

“Por kësaj opozite më shumë i intereson "territori" i Vjosës, sesa territori i kërcënuar i atdheut nga gërshërët serbe në duart e Aleksandër Vuçiq, Hashim Thaçit dhe Edi Ramës”, shkroi Bytyçi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Opozita e Kosovës i është sulur presidentes Osmani me kritika të ashpra, pse ajo ka bërë një operacion. Nëse do të kishte kritikuar vetëm pak Hashim Thaçin, nuk do ta kishte lejuar të bënte pazare me territorin e Kosovës!

Por kësaj opozite më shumë i intereson "territori" i Vjosës, sesa territori i kërcënuar i atdheut nga gërshërët serbe në duart e Aleksandër Vuçiq, Hashim Thaçit dhe Edi Ramës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat