Presidentja Osmani me paraqitje madhështore në Kosta Rika, pamja e saj i mahniti të gjithë

Aktuale

Presidentja Osmani me paraqitje madhështore në Kosta Rika, pamja e saj i mahniti të gjithë

Nga: M.L. Më: 9 maj 2022 Në ora: 23:22
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani këto ditë ka qëndruar për vizitë zyrtare në disa nga shtetet e Amerikës Latine, të cilat janë vende mike të shtetit tonë, përcjell "Bota sot".

Osmani sot mori pjesë bashkë me shumë liderë të tjerë botërorë, në ceremoninë e Inaugurimit të Presidentit të Republikës së Kosta Rikës, z. Rodrigo Chaves.

Ajo ka përfaqësuar denjësisht shtetin e Kosovës në këtë ceremoni.

Presidentja Osmani e ka uruar Presidentin Chaves në marrjen e detyrës së tij të re, duke i uruar suksese në përfaqësimin e popullit të Kosta Rikës.

“Pavarësisht distancës, partneriteti ynë është unik, i themeluar në shtyllat e miqësisë, e vlerave tona të demokracisë, sundimit të ligjit, lirisë e paqes. Tani, është detyra jonë e përbashkët, si të zgjedhurit e popujve tanë, që t’i përafrojmë shtetet tona edhe më shumë” ka thënë Presidentja Osmani.

Përveç tipareve intelektuale, presidentja është shfaqur madhështore edhe për nga pamja e jashtme.

Në një foto të publikuar në profilin e saj në Facebook, Osmani ka falënderuar shtetin nikoqir për mikëpritjen, në gjuhën shqipe, si dhe në gjuhën latine.

Faleminderit Kosta Rika. Ha sido un honor!(Ishte nder) ”, shkroi Presidentja Osmani.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat