Abazoviqit i vjen një “goditje” pas deklaratës për “Ballkanin e Hapur”: Nuk ka nevojë per më shumë shërbëtorë serb!

Aktuale

Abazoviqit i vjen një “goditje” pas deklaratës për “Ballkanin e Hapur”: Nuk ka nevojë per më shumë shërbëtorë serb!

Nga: M.H. Më: 10 maj 2022 Në ora: 22:46
Dritan Abazoviç

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në një intervistë është shprehur që iniciativa e “Ballkanit të Hapur”, është përparësi për Kosovën, duke shprehur kështu qëndrimin e tij pozitivë për këtë iniciativë.

E në lidhje me këtë deklaratë të Abazoviçit ka reaguar profesori universitar, Enver Bytyçi duke u shprehur që i njejti ka filluar t'i ngjajë Edi Ramës, përcjell “Bota sot”.

Nga kjo pikëpamje shoh se Abazoviç dëshiron të hyjë në garë me kryeministrin e Shqipërisë, se kush më shumë e kush më mirë do t'i shërbejë presidentit të Serbisë, shkruan tutje profesori.

Ndër të tjera profesori thotë që se presidenti i Malit te Zi, Milo Gjukanoviç, nuk pajtohet me këtë qëndrim të papranueshem të kryeministrit të tij.

Postimi i plotë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka filluar t'i ngjajë Edi Ramës. Sot jo vetëm ka shpreh përkrahjen e tij për Ballkanin e Hapur, por edhe i ka treguar Kosovës se çfarë është e mirë për të! D.m.th i ka kërkuar qeverisë së Kosovës që ta përkrahë këtë projekt serb!

Nga kjo pikëpamje shoh se Abazoviç dëshiron të hyjë në garë me kryeministrin e Shqipërisë, se kush më shumë e kush më mirë do t'i shërbejë presidentit të Serbisë!

Jam i bindur se presidenti i Malit te Zi, Milo Gjukanoviç, nuk pajtohet me këtë qëndrim të papranueshem të kryeministrit të tij! Ashtu siç nuk u pajtua presidenti i Maqedonisë së Veriut me qëndrimin e Zaevit dhe për këtë shkak e çoi për lesh jashtë politikës!

Kjo bindje imja buron nga fakti se përveç njrëezve të Sorosit, askush nuk e do Open Balkan. Dhe ata që duan Ballkanin e Hapur janë kundër Procesit të Berlinit! Mjaftojnë Rama dhe Vuçiq për të punuar për Serbinë! Ballkani nuk ka nevojë për më shumë shërbëtore të Beogradit dhe të George Sorosit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat