Gërxhaliu: Kosova të promovojë fushën e IT-së si mundësi për zhvillim

Aktuale

Gërxhaliu: Kosova të promovojë fushën e IT-së si mundësi për zhvillim

Më: 11 maj 2022 Në ora: 10:22
Safer Gërxhaliu

Shumë qytetarët  të Kosovës e shumica e të rinjve vitet e fundit kanë shkuar për të jetuar e punuar në vendet perëndimore, e kryesisht në Gjermani.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, vlerësoi se ky fenomen është problem jo vetëm për Kosovën, por edhe vendet e tjera.

“Ikja e të rinjve duhet të jetë brengë institucionale, të punojmë që të kemi motivim për të rinjtë dhe ata të shohin ata të ardhmen këtu. Sot në ambasadat e huaja aplikojnë për viza mijëra kosovarë, kjo është alarmante për Kosovën”, theksoi ai sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`.

Sipas tij Kosova ka nevojë për fabrika të reja. “Të rinjtë mendojnë se Evropa i realizon ëndrrat e tyre, Evropa nuk është ajo që ka qenë vite më parë. Ne kemi nevojë për kampanja vetëdijësuese për të rinjtë”, theksoi ai.

Gërxhaliu i cili për disa vitet ishte kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka kërkuar dialog publiko-privat në Kosovë, dialog i cili mund të sjellë një vizion të ri për të ardhmen e Kosovës.

Kosova është një vend ku penetrimi i internetit dhe digjitalizimi është në nivel shumë të lartë. “Sot ka shumë mundësi për vende pune në Kosovë në fushën e IT-së, kjo është gjë pozitive. Ne duhet të promovojmë fushën e IT-së, Kosova ka shumë potenciale për këtë fushë”, theksoi Gërxhaliu.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat