Raci: Darka e ftuar nga Borrell synon përafrimin e qëndrimeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Aktuale

Raci: Darka e ftuar nga Borrell synon përafrimin e qëndrimeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Më: 11 maj 2022 Në ora: 19:17
Gazmend Raci

Darka tradicionale e përfaqësuesit të BE-së me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet sonte, do të shpërbejë më shumë për aferim dhe zbutje të tensioneve ndërmjet liderëve të këtyre vendeve.

Kështu ka vlerësuar analisti Gazmend Raci.

Ai ka thënë se kjo është një darkë jo formale, nga e cila nuk pritet të ketë ndonjë gjë konkrete.

“Darka formale është një mundësi për të ndikuar në përafrimin e qëndrimeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke pas parasysh disa tensione që kemi pasur. Qëllimi është zbutja e raporteve ndërmjet liderëve të këtyre vendeve”, ka thënë Raci.

Ai thotë në këtë darkë dy tema kryesore pritet të jenë dialogu Kosovë-Serbi dhe lufta në Ukrainë.

“Një ndër temat kryesore që do të shtrohet në këtë takim është dialogu, por edhe lufta në Ukrainë dhe rreshtimin e shumicës së vendeve të Ballkanit Perëndimor , përjashto Serbinë për t’i vënë sanksione Rusië” ka thënë Raci.

Në këtë darkë të ftuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, me liderët e Ballkanit Perëndimor, Kosova do të përfaqësohet nga zëvdëskryeminsitrja dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, në mungesë të kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani, të cilët ndodhen për vizita jashtë vendit.

Për Racin kjo nuk do të jetë ndonjë hendikep për Kosovën, pasi siç vlerëson ai, kjo është një darkë jo formale dhe se Gërvalla është zëvendëskryeministre e vendit.
Ai duke folur për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, ka thënë se BE duhet të reflektojë për integrimin e tyre, duke shtuar se këshut mund të shmangen e dhe ndikimi i Rusisë përmes Serbisë në këtë pjesë.

“Besoj që edhe presidenti francez dhe kancelari i ri gjerman do të dinë që përfundimisht të jetë më pro aktive ndaj BP, sepse ata e dinë që në këtë pjesë më lehtë ka qenë të nisen luftërat se sa të arrihet paqja ndërmjet kombeve. Synimi i 6 vendëve është anëtarësimi në BE dhe BE duhet të refletojë dhe të jetë vendimtare në hapejn e perspektivës dhe të ndalohet ndikimi i Rusië përmes Serbisë në Ballkanin Perëndimor. ka thënë Raci.

Darka e Borrell me liderët e Ballkanit Perëndimor pritet të nisë nga ora 18:15.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat